RRETH NESH

Transport & Jete Urbane

Ndërsa urbanizimi vazhdon të rritet, është thelbësore që sektori ynë të ndihmojë në optimizimin e hapësirave të kufizuara urbane me synimin për të ndërtuar qytete më të jetueshme. Transporti publik urban ofron më shumë mundësi për banorët e qytetit, duke përfshirë aksesin në punë, dyqane, shkolla dhe aktivitete rekreative. Gjithashtu, mund të krijojë një kulturë të përfshirjes sociale dhe të promovojë një mënyrë jetese shoqërore aktive për banorët e qytetit.


Transporti publik është gjithashtu natyrshëm plotësues i mënyrave aktive: ecja dhe çiklizmi. Mënyrat aktive duhet të kenë gjithmonë prioritet si një mjet për të lëvizur në qytet, duke qenë të shkëlqyera për shëndetin publik dhe duke çliruar natyrshëm zero emetime.

Qytetet me sisteme efikase, të integruara dhe të aksesueshme të transportit publik reduktojnë ndjeshëm bllokimin e trafikut dhe ndotjen e ajrit.

Misioni   Yne ?

Duke ndervepruar me anëtarë te transportit dhe jetës Urbane për të eksploruar të gjitha fushat në të cilat transporti publik ndikon në jeten e qytetareve. Duke sugjeruar rekomandime dhe praktika të mira për koordinimin ndërmjet politikës së transportit dhe politikave të tjera urbane, si përdorimi i hapesires dhe zhvillimi urban.

Duke punuar ngushtë me partnerë ne qytete dhe qeveri Lokale ne mbrojtje te rolit vendimtar të transportit publik ne ndihme per tu arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Padyshim misioni yne primar, ne menyre te pa negociueshme, eshte permiresimi i jetes se qytetareve tane, duke u garantuar atyre nje transport komod dhe te shpejte, me standarte perendimore, por mbi te gjitha me emetime ZERO, ne funksion te shendetit te tyre, fale flotes tone te re me autobuze moderne te linjes "GREEN LINE".