‘ Green Line Tirana’/ Ja si transporti i gjelbër urban, përmirëson cilësinë e ajrit në kryeqytet.

‘ Green Line Tirana’/ Ja si transporti i gjelbër urban, përmirëson cilësinë e ajrit në kryeqytet.

‘ Green Line Tirana’/ Ja si transporti i gjelbër urban, përmirëson cilësinë e ajrit në kryeqytet.

Fenomeni i autobusëve urban që ndotnin më shumë se 100 automjete bashkë duket se do të përfundojë këtu. Linjat e transportit urban në kryeqytet do të pajisen shumë shpejt të gjitha me autobusë ultramodernë që punojmë me bateri dhe që kanë një emetim ndotjeje në atmosferë zero.

Këta autobus të fjalës së fundit të teknologjisë automobilistike, janë jo vetëm mjete super të sigurta dhe komode, por edhe që nuk ndotin aspak mjedisin.

Prej pak ditësh tashmë në kryeqytet ka nisur nga puna, “Linja e parë e Gjelbër” ose e njohur ndryshe si #TiranaGreenLine.

Këta autobus urbanë janë në harmoni me mjedisin, nuk shkaktojnë as zhurma dhe as tronditje, e madje janë edhe mjaftë komod për udhëtarët.

Futja e një linje të re unazore, me 66 stacione dhe 24 autobusë hibridë brenda këtij viti, e rendit Tiranën ndër kryeqytetet e tjera të Europës, që përdorin mjete transporti që nuk ndotin mjedisin.

Synimi është që brenda pak muajve e gjithë Tirana të këtë në linjat e saj transport publik elektrik, dhe automjetet e amortizuara dhe që ndotnin ambientin të dalin jashtë përdorimit.